Ka ndodhur

Plagosja në Shkodër, arrestohet Piroli dhe personi që e dërgoi në spital

Një 29-vjeçar me iniciale M.M., është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se është personi që transportoi drejt Spitalit të Lezhës Vinçesk Pirolin, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta mbrëmjen e 3 janarit 2022.

Pak pas ngjarjes, i riu ka transportuar nga lagjia “Bahçallëk” e Shkodrës, drejt Spitalit të Lezhës 34-vjeçarin Piroli dhe më pas e la aty dhe u largua pa njoftuar policinë. Policia thotë se 29-vjeçari akuzohet për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Po ashtu, edhe Pirolit i është komunikuar në Spitalin e Traumës arrestimi për të njëjtat akuza. Policia u vu në dijeni për plagosjen e tij me armë zjarri nga ana e autoriteteve spitalore.

Vinçesk Piroli nuk njoftoi policinë për ngjarjen dhe ka penguar hetuesit për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.

Piroli ka qenë person në kërkim ndërkombëtar i shpallur nga autoritetet e Malit të Zi, pasi akuzohet si i dyshuar për një vrasje në Ulqin në muajin korrik 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë