Nga kontrollet e shumta për parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit, policia në Tiranë ka arrestuar 5 shoferë që kanë drejtuar makinën në gjendje të dehur, duke rrezikuar veten dhe të tjerët.
Po ashtu janë gjobitur 23 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie dhe janë gjobitur 29 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit ballor.
Po ashtu, kontrollit dhe ndëshkimit administrativ për parregullsi dokumentesh nuk i kanë shpëtuar as automjetet luksoze. Policia ka gjobitur dhe qindra shoferë të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Ndër të tjera, bëhet me dije se janë proceduar 1.130 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




