Ka ndodhur

Fier, 57-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal me ujë

Një 57-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal me ujë paraditen e të mërkurës në fshatin Drizë të Fierit. Trupi i pajetë është gjetur në  brendësi të një kanali të mbuluar me ferra, ndërsa dyshohet se viktima  është rreth 57 vjeç, me iniciale F.M.

Pranë vendit të ngjarjes ka mbërritur policia dhe  forcat zjarrfikëse. Paraprakisht dyshohet se viktima ka rënë në kanal në mënyrë aksidentale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë