Ka ndodhur

Policia gjen një fëmijë të braktisur në Burrel: Na ndihmoni ta identifikojmë

Një fëmijë të moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna për emrin dhe familjen e tij është gjetur i braktisur nga Policia e Burrelit.

Në një njoftim për mediat, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë identifikimin e fëmijës dhe gjetjen e familjes së tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij”, – thuhet në njoftim.

Policia thekson se i mituri është akomoduar në komisariat, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe u bën thirrje qytetarëve të ndihmojnë për të gjetur familjen e tij.

“Ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij. Për dhënie informacioni ju lutemi të kontaktoni në numrin 0694110215”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë