Një sasi e madhe parash, qënuk ishin deklaruar nga një grua që i posedonte, janë sekuestruar nga Policia Kufitare e Kakavijës.
Policia thotë se një 45-vjeçare me iniciale A.B., e cila ishte banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, nuk deklaroi paratë që kishte me vete.
45-vjeçarja ishte duke udhëtuar me një autobus të linjës Lezhë-Athinë dhe gjatë kontrollin iu gjetën në çantë 20.950 euro.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 45-vjeçarja u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




