Ka ndodhur

Aksident në Korçë, makina përplas punonjësin e policisë, efektivi dërgohet në spital

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas të Korçës.

Policia thotë se një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin XH. A., ka përplasur një punonjës policie të qarkullimit E. Ç, që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.

Punonjësi është transportuar drejt spitalit të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është ndaluar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë