Ka ndodhur

Pa patentë në timon pas mesnatës, të rinjve iu gjendet kokainë në makinë

Dy të rinj, me iniciale S.K., 29 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeçe, u ndaluan nga policia në Kavajë pasi qarkullonin me automjet jashtë orarit të lejuar. Ishte ora 02:40 kur atyre iu bë shenjë për të ndaluar, por 29-vjeçari, në drejtimin e mjetit nuk iu bind urdhrit dhe u largua.

Më pas, ai u shkëmbye me pasagjeren 19-vjeçare, duke ndërruar vendin dhe i deklaruan policisë se makinën e drejtonte vajza. Por nga verifikimet doli se të dy nuk kishin leje drejtimi për automjetin.

Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet edhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë me peshë 6.5 gramë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndës narkotike. 

Të rinjtë u arrestuan dhe akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve, drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë