Tre persona, autorë të dyshuar të katër vjedhjeve në banesa dhe biznese, të ndodhura së fundmi në Korçë, janë arrestuar nga policia.
Vjedhja e fundit ka qenë pikërisht më janar 2022 në lagjen nr. 10, Korçë. Sipas policisë tre autorët, me banim po në Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.R., një televizor plazma, dy tableta dhe disa bizhuteri floriri.
Ndërkohë ata dyshohen se janë dhe autorët e tre vjedhjeve të tjera: në dyqanin e shtetasit E.K., kanë vjedhur një sasi lekësh dhe në lokalin e shtetasit Sh.I., një televizor plazma.
Të arrestuar, si autorë të dyshuar janë:O.K., 43 vjeç; M.Q., 42 vjeç dhe Xh. P., 37 vjeç, banues në Korçë. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një televizor plazma, dy celularë dhe një sasi lekësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




