Pas festave të fundvitit emigrantë kanë lenë tokën shqiptare gjatë kësaj fillim jave për tju drejtuar Greqisë, vendit ku ata punojnë e jetojnë . Mësohet se në Pikën Kufitare Kakavijë pavarësisht fluksit të shtuar nuk janë shënuar radhë të gjata ne palen shqiptare pasi puna ka vijuar normalisht me 3 sportele.
Por fluks qytetarësh është konstatuar në palën greke ku aktualisht po punohet vetëm me një sportel.
Lëvizja gjatë këtij sezoni pranë kësaj pike kufitare ka qenë pothuajse e njëtrajtshme.
Në Kakavijë është përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në R.Sh-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




