Ka ndodhur

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 48-vjeçari nga Kosova

Vihet në pranga një 48-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A. D., 48 vjeç, banues në Istog, Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se 48-vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Wiesbaden Gjermani, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosja”.

“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në ‘Konventën Evropiane të Ekstradimit’ të vitit 1957”, përfundon njoftimi i policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë