Ka ndodhur

Akid dhe Aiden erdhën në jetë orët e para të vitit 2022

Dy djem janë foshnjat e para të vitit 2022 në kryeqytet! Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkruar se fëmijët kanë lindur në të dy marternitetet e kryeqytetit.

“Mirë se erdhe AKID.Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00. Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” Aiden, 1 minutë pas ndërrimit të viteve”, ka shkruar Manastirliu.

Mes urimeve është edhe ai i kryeministrit Edi Rama i cili iu ka uruar të vegjëlve jetë të gjatë.

“Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden”, ka shkruar kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë