Pak orë para ndërrimit të viteve, qarkullimi i automjeteve në disa zona kyçe të Tiranës është bllokuar për shkak të trafikut të lartë.
Rruga për të hyrë në Tiranë nga Vaqarri dhe më pas në Kombinat ka një fluks të lartë automjetesh që ka bllokuar lëvizjen.
E njëjta gjë rezulton edhe në zonën e Shtish-Tufinës në ‘Kinostudio’, ku mjetet thuajse janë bllokuar për të hyrë drejt kryeqytetit.
Ndërkohë, vështirësi në qarkullim ka pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” me drejtim qendrën e Tiranës dhe në zonën e Yzberishtit.
Gazetasi.al ka siguruar edhe pamje filmike nga zona e Vaqarrit, ku makinat presin në radhë për të shkuar drejt Kombinatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.







