Ka ndodhur

Kurbin, babai qëllon me armë zjarri në drejtim të djalit

Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, ku babai ka qëlluar me armë zjarri drejt djalit të tij, fatmirësisht pa i shkaktuar lëndime.

Pas sinjalizimit për të shtëna me armë, policia është nisur drejt banesës, dhe pas disa orësh ndjekjeje kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar, shtetasin Pren Gega, banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë