Policia e Tiranës ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje një aksion anti-drogë në zonën e Vaqarrit, ku në një kompani frutash ka gjetur e sekuestruar rreth 100 kg kokainë.
Droga ishte fshehur brenda një kontejneri me banane, ndërsa origjina e saj dyshohet se është nga Amerika Latine.
Sipas informacioneve të para kontejneri ishte mbajtur në vëzhgim nga policia gjatë kohës kur ishte në port dhe u gjurmua derisa mbërriti në kompaninë në Vaqarr. Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilat shoqëruan personat që po shkarkonin bananet, ku dyshohet se ishte fshehur droga.
Kontrollet e policisë vijojnë në banesat e të dyshuarve dhe në kontejnerët e tjerë të kësaj kompanie që vijojnë të jenë në port.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




