Shendet

Sa ndihmon agjërimi me ndërprerje në ‘trajtimin’ e diabetit të tipit 2?

Vitet e fundit, agjërimi i ndërprerë ka fituar popullaritet si një mënyrë e mirë për të humbur peshë dhe për të përmirësuar shëndetin.
Disa studime tregojnë se kjo qasje dietike madje mund të zgjasë jetëgjatësinë e shëndetshme pa pasur nevojë për kufizime të rënda kalorike që sjellin dietat klasike kundër plakjes. Njerëzit që praktikojnë agjërimin e ndërprerë hanë pak ose aspak nga 12 orë në ditë deri në 1 ose më shumë ditë çdo javë. Teknika e parë njihet si të ushqyerit me kohë të kufizuar, ndërsa e dyta njihet si agjërim periodik.
Një rishikim i kohëve të fundit i provave tregon se kjo lloj diete mund t’i ndihmojë njerëzit me diabet të tipit 2 të zvogëlojnë ose të heqin mjekimin e tyre. Megjithatë, njerëzit duhet të kërkojnë këshillën e një profesionisti të diabetit përpara se të hyjnë në një dietë të tillë.
Studimi u realizua nga Michael Albosta dhe Jesse Bakke nga Kolegji i Mjekësisë Universitare Qendrore të Miçiganit në “Mount Pleasant”. Njerëzit me diabet të tipit 2 kanë përqendrime anomale të glukozës në gjakun e tyre, të njohur si hiperglicemia.

Disa faktorë mund të kontribuojnë në hipergliceminë në diabetin e tipit 2. Këto përfshijnë sekretimin e reduktuar të hormonit insulinë, i cili rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë e reduktuar të indeve të trupit ndaj hormonit. Mjekët e quajnë këtë ndjeshmëri të reduktuar si rezistencë ndaj insulinës. Gjendja mund të shkaktojë një sërë komplikimesh të rënda, duke përfshirë dështimin e veshkave dhe verbërinë. Qëllimi i trajtimit për diabetin e tipit 2 është të parandalojë ose vonojë këto komplikime dhe të ruajë cilësinë e jetës së personit. Shumica e këtyre barnave rrisin nivelet e insulinës, të cilat autorët e rishikimit thonë se mund të kenë një pasojë negative të padëshiruar.
“Ndërsa kjo funksionon për të reduktuar hipergliceminë tek këta pacientë, ideja e trajtimit të një sëmundjeje të rezistencës ndaj insulinës duke rritur insulinën mund të jetë kundërproduktive, duke çuar në kërkesën e rritjes së sasive të ilaçeve për një periudhë të gjatë kohore,” shkruajnë ata.
Njerëzit që marrin ilaçe mund të shtojnë peshë dhe të zhvillojnë rezistencë të shtuar ndaj insulinës. Përveç kësaj, ato mund të kenë nivele të larta të një hormoni të quajtur lepitin, i cili normalisht redukton oreksin. Kjo mund të tregojë që ata të bëhen gjithnjë e më rezistent ndaj këtij hormoni. Ata gjithashtu kanë nivele më të ulëta të një hormoni të tretë, të quajtur adiponektinë, i cili zakonisht lufton diabetin dhe inflamacionin.
Autorët e studimit vërejnë se njerëzit mund të luftojnë për të mbajtur kufizimin e përditshëm të kalorive për periudha të gjata. Disa njerëz mund ta kenë më të lehtë të praktikojnë agjërimin me ndërprerje, gjë që premton si një mënyrë për të përmirësuar faktorët e rrezikut metabolik, për të reduktuar yndyrën e trupit dhe për të nxitur humbjen e peshës në obezitet.

Për të vlerësuar provat, autorët kërkuan bazat e të dhënave të studimeve të mëparshme, prova klinike dhe një serë rastesh në lidhje me diabetin e tipit 2 dhe agjërimin me ndërprerje të botuara midis viteve 1990 dhe 2020.
Ata arritën në përfundimin se kjo lloj diete mund të përmirësojë disa tipare kryesore të sëmundjes. Përmirësimet përfshijnë:
-peshë të reduktuar trupore
-ulje e rezistencës ndaj insulinës
-nivele më të ulëta të leptinës
-nivele të rritura të adiponektinës
“Disa studime zbuluan se pacientët ishin në gjendje të ndryshonin nevojën e tyre për terapi me insulinë gjatë protokolleve terapeutike të agjërimit të ndërprerë me mbikëqyrjen e mjekut të tyre,” shkruajnë ata.
Autorët arritën në përfundimin se agjërimi me ndërprerje mund të zvogëlojë yndyrën e trupit dhe rezistencën ndaj insulinës jo vetëm duke kufizuar marrjen e përgjithshme të kalorive, por edhe përmes “riprogramimit metabolik”.
Ky riprogramim përfshin një kalim nga përdorimi i glukozës si lëndë djegëse në djegien e acideve yndyrore dhe ketoneve nga shpërbërja e rezervave të yndyrës.
Duke reduktuar yndyrën e trupit, shkruajnë ata, agjërimi me ndërprerje mund të përmirësojë gjithashtu ndjeshmërinë ndaj leptinës dhe adiponektinës, e cila nga ana tjetër përmirëson kontrollin e oreksit dhe redukton inflamacionin kronik.
Burimi: MedicalNews/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë