Një sasi prej 44 kg lëndë eksplozive, 4 kallëpe me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatorë dhe fitil zjarr-përcjellës, janë sekuestruar nga Policia Kufitare në kufirin e gjelbër në Kakavijë.
Policia thotë se në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, kanë parë nëpërmjet dylbive tre shtetas që po transportonin dy çanta në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.
Policia është vënë në ndjekje të këtyre shtetasve, të cilët sapo kanë diktuar se po ndiqeshin, kanë braktisur çantat dhe duke përfituar edhe nga moti i keq me shi e mjegull, janë larguar me shpejtësi në thellësi të pyllit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




