Drejtësia

Dosja ‘339’ për trafik droge, dënohen tre nga të pandehurit. Lirohet nga akuzat nipi ish-deputetit Ndoka

Gjykata e Posaçme ka përfunduar gjykimin për dosjen 339/1 të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata ka shpallur të pafajshëm Samuel Ndokën, nipi i ish-deputetit Arben Ndoka, i cili prej 3 vitesh është i shpallur në kërkim për akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të policisë.

Ai akuzohej për një ngjarje të ndodhur më 15 qershor të vitit 2018 dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim dhe asnjëherë nuk është arrestuar.

Samuel Ndoka ka pretenduar vazhdimisht pafajësi për akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen në fjalë dhe se në momentin kur ishte kryer aksioni policor, ai ishte në shtëpi.

Ndërkohë, 3 të akuzuar të tjerë janë shpallur fajtorë

1.Bëhet fjalë për Gentian Marku, i akuzuar për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër të grupit të strukturar penal”, “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” dënimin e tij me 14 vite burgim. Por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Marku përfiton ulje të dënimit, me 9 vjet e 4 muaj burgim.

2.GJKKO a shpallur fajtor Fation Markun, për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturar penal”, “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” dhe dënimin e tij me 14 vite burgim. Por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Fation Marku dënohet me 9 vjet e 4 muaj burg.

3.GJKKO shpall fajtor edhe të pandehurin Oltion Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër të grupit të strukturar penal”, “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” dhe dënimin e tij me 14 vite burgim. Por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Oltion Marku dënohet me 9 vjet e 4 muaj burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë