Një 22-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze për vrasje, vjedhje dhe pastrim parash, është vënë në pranga nga Policia Kufitare e Rinasit.
Policia në një njoftim për mediat sqaron se ka arrestuar 22-vjeçarin me iniciale Mirand Abazi, banues në Belgjikë. I riu me iniciale M.A., banues në Belgjikë, u kap në hyrje territorit shqiptar dhe u arrestua me qëllim ekstradimi.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, del se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Personi në kërkim ndërkombëtar u dërgua në ambientet e paraburgimit të DVP Tiranë, në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




