Ka ndodhur

Në kontakt me rrymën elektrike, dëmtohen dy punonjës të OSHEE-së në Memaliaj

Dy elektriçistë janë dëmtuar, teksa ishin duke punuar në një shtyllë elektrike në Memaliaj. Policia bën të ditur se A.H., 55 vjeç  dhe A.M., 54 vjeç, punonjës të OSHEE, duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë