Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare nga Kosova në Gjermani. Një 44-vjeçar, pasi ka plagosur bashkëshorten, ka vrarë me armë zjarri dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.
Ngjarja e rëndë mësohet ka ndodhur mbrëmjen e të hënës rreth orës 22:53, ku kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.
Policia kur ka mbërritur në shtëpinë e Flamur R., me origjinë nga Gjakova, e ka gjetur atë të gjakosur dhe armën e krimit shumë afër tij, ndërsa më tej ishin dhe dy fëmijët e vrarë si dhe gruaja e plagosur.
Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, hetuesit kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë zbardhur të gjithë dinamikën, por detajet ende nuk janë bërë publike për mediat.
Fqinjët në dëshminë e tyre para oficerëve të policisë, kanë thënë se Flamur R. ka qenë gjaknxehtë dhe në familjen e tij ka pasur dhe herë të tjera konflikt. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.








