Ka ndodhur

Hapet rruga Qafa e Thores pas ortekut, turistët mund të vizitojnë Thethin

Për herë të parë në këtë periudhë të vitit, rruga Qafë Thore-Theth është hapur për qarkullim bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në këtë aks me terren të vështirë malor gjatë dimrit, ka prani dëbore, temperatura të ulëta dhe herë pas here bien edhe ortekë.

Megjithatë, siç njoftohet nga ARRSH, rruga tashmë është e hapur dhe turistët vendas dhe të huaj mund të vizitojnë fshatin Theth.

Megjithatë, bëhet thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe gjatë udhëtimit të reduktojnë shpejtësinë  e të pajisen me zinxhirë e goma dimërore.

Siç njofton ARRSH, në lartësinë mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra dhe rënia e herë pas hershme e ortekëve bënin të vështirë punën e borëpastruesve dhe punëtorëve. Por tashmë rruga është liruar dhe mund të vizitohet fshati turistik i Thethit, pa probleme me qarkullimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë