Dy raste të dhunës në familje janë janë raportuar këtë të hënë. Në Sarandë, policia njofton se është arrestuar 51-vjeçari me iniciale Th.V., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.
Ndërkohë në Lushnjë, është arrestuar një 63-vjeçar me iniciale M.Ç., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Lidhur me këto dy raste të dhunës në familje hetimet po vijojnë nga prokuroritë e rretheve përkatëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




