Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Krumë-Golaj në Kukës.
Një 36-vjeçar me inicialet R. B., duke drejtuar automjetin tip ‘Audi’ ka përplasur 17-vjeçarin Y.K.
Mbi 36-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mësohet se 17-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe po merr trajtim mjekësor më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




