Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën drejtuesi 24-vjeçar dhe pasagjerja

Dy persona, të cilët kishin lidhje familjare, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugen e Tales në Lezhë.

Sipas policisë, një 24-vjeçar i identifikuar si K.M., i cili udhëtonte me makinë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë i riu dhe pasagjerja me iniciale A.A., 16 vjeçe.

Shpejtësia dhe mungesa e infrastrukturës në rrugë, dyshohet të kenë qenë faktorët që i morën tragjikisht jetën dy të rinjve.

Aksidenti ka qenë i fortë, duke iu shkaktuar plagë të shumta dy të rinjve, të cilët gjetën menjëherë vdekjen në vendin e ngjarjes.

Për nxjerrjen e trupave të viktimave, u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina tip “Peugeot”. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë