Ka ndodhur

Bie nga lartësia e pallatit, humb jetën punëtori 35-vjeçar në Tiranë

Një 35-vjeçar ndërroi jetë paraditën e të shtunës në zonën pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë, pasi ra nga lartësia e një pallati ku ishte duke punuar.

Policia bën me dije se i riu ndodhej në katet e sipërme të ndërtesës ku punonte si çdo ditë, por për arsye ende të paqarta humbi ekuilibrin edhe ra në tokë duke pësuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 10:55 të paradites, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë