Ka ndodhur

Sekuestrohen kutitë me fishekzjarre në Portin e Durrësit

Dy kuti me lëndë plasëse janë sekuestruar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit.

Gjatë një kontrolli në vijën e dytë, automjeti i shtetasit B.P., ka zbuluar dy kuti me 180 fishekzjarre me fuqi të lartë shpërrthyese, të cilat janë skuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia thotë se 38-vjeçari B.P., banues në Dibër do të procedohet në gjendje të lirë.

Policia e Shtetit tha para pak ditësh se tregtimi i lëndëve piroteknike, sidomos fishekzjarreve do të kontrollohet që në doganë dhe deri në pikat e shitjes për parandalimin e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme në prag të festave të fundvitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë