Polici Jakup Reka, 55 vjeç, ka humbur jetën sot në Koplik, pasi është përplasur fatalisht nga një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga një 32-vjeçar me inicialet E.Z., tashmë i arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Grishes në rrugën e Koplikut. Nga sa është bërë me dije, makina e policisë ishte duke shkuar në një vendngjarje në momentin kur u përplas.
“Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip “Benz“, me drejtues shtetasin E.Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, – shkruan policia në njoftimin e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




