Dy aksidente rrugore kanë ndodhur orët e fundit në vendin tonë, njëri në Përmet dhe tjetri në Librazhd.
Në aksidentin e ndodhur në aksin Përmet-Çarshovë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në afërsi të fshatit Strëmbec, ku një mjet tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin me inicialet E.T., 47 vjeç, banues në Tiranë, doli nga rruga.
Të plagosur kanë mbetur dy persona të moshuar, shtetasi M.Q., rreth 74 vjeç, dhe shtetasja me inicialet E.Q., 70 vjeç. Që të dy janë transportuar për në spitalin e Përmetit dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e qujtur ‘Kthesa e Murrashit”. Një automjet ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi i tij ka humbur kontrollin. Një person ka mbetur i plagosur lehtë nga ky aksident.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




