Ka ndodhur

Tiranë, 30-vjeçari bie nga pallati ku po punonte dhe humb jetën

Një punëtor 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Tiranë. Policia njofton se A.G., 30 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit, ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë