Ana e errët

‘E qëllova me thikë se më ngacmonte, ishte i dhunshëm’. Rrëfimi tronditës i shqiptares që vrau pensionistin italian

Një grua shqiptare me banim në Itali, e cila ka vrarë me thikë pronarin italian rreth një muaj më parë në shtëpinë e tij në Novara ku ajo punonte si kujdestare, i ka qëndruar versionit të saj para hetuesve: “Ai Ishte i dhunshëm. Ia plotësoja kërkesat, sepse kisha frikë… Qëndroja tek ai, sepse më nevojitej puna”, ka thënë ajo para grupit të prokurorëve.

Madje edhe ditën e vrasjes, 51-vjeçarja Mide Ndreu, pretendon se ka pasur një rast tjetër kur viktima, Antonio Amicucci, i është afruar për ta ngacmuar. “E refuzova dhe ai mori një thikë. Pati një përleshje dhe munda t’ia marr thikën nga dora e më pas e godita”, ka thënë ajo.

Ngjarja ndodhi më 24 nëntor 2021 në banesën e pensionistit italian 68-vjeçar. Gruaja, e cila punonte si shtëpiake dhe kujdesej për punët e shtëpisë, sqaron disa nga detajet kryesore të ngjarjes.

Sipas avokatëve të saj, mëngjesin e vrasjes ajo po lante pjatat. Amicucci i është afruar dhe e ka prekur. “Nuk dua, ndalo”, mësohet se i ka thënë shqiptarja. Por në këtë moment, i moshuari italian merr në dorë një thikë dhe ia drejton Ndreut.

Gazeta italiane “La stampa”, shkruan e pas këtij momenti, ka nisur edhe përleshja, ku viktima ka tentuar që ta shtrijë gruan në divan. Më pas janë shqiptarja ka mundur që t’ia marrë nga dora thikën.

Pensionisti kishte vazhduar që ta ngacmonte, por në një moment zemërimi, shqiptarja e ka goditur 12 herë me thikë në kraharor dhe bark.

Plagët e shkaktuara nuk ishin vdekjeprurëse, por kanë qenë problemet shëndetësore të Amicucci-t ato që i shkaktuan atij vdekjen.

Sipas avokatëve mbrojtës të gruas, dëshmia e parë e saj ka paqartësi, për shkak se ka folur në gjendje të tronditur dhe se nuk di që të shprehet shumë mirë në gjuhën italiane.

Sipas dëshmive, Mide Ndreu shkonte në shtëpinë e Amicucci-t pavarësisht ngacmimeve, sepse kishte nevojë për të punuar dhe fituar para, pasi bashkëshorti punonte vetëm me raste që prej pandemisë.

Këtë rrethanë e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj. Ndërkohë, asnjë prej familjarëve të saj nuk ishin në dijeni të ngacmimeve që ajo kishte pësuar nga pensionisti italian.

Për këto arsye, avokatët e saj mbrojtës do të kërkojnë ‘arrest shtëpie’ për Nreun, duke marrë parasysh edhe disa probleme shëndetësore të saj.

Pas vrasjes, ajo kërkoi ndihmë nga një fqinj, i cili njoftoi policinë. Ndreu jetonte në të njëjtën lagje me viktimën dhe ishte e martuar e me tre fëmijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë