Një 31-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi i ka grabitur me dhunë çantën e dorës një gruaje. Ngjarja ka ndodhur të martën, 21 dhjetor, në lagjen nr.8 Korçë.
Policia njofton se në çantën e gruas me iniciale M.M., ndodheshin 35.000 lekë dhe 2 karta krediti.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.N, i cili ishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



