Bota

Erdogan: E kam ulur më parë inflacionin në 4%, mund ta bëj sërish

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ka ulur më parë inflacionin e Turqisë në rreth 4% më parë dhe shtoi se mund ta arrijë këtë përsëri, ndërkohë që niveli i çmimeve kaloi 21%, pas një përpjekjeje agresive për të ulur interesat në vend.  Erdogan ka thënë se politika, që ka rrëzuar valutën e vendit, është pjesë e një “lufte të suksesshme të pavarësisë ekonomike”.

Ai thotë se politikat do nxisin eksportet, punësimin, investimin dhe rritjen ekonomike, por shumica e ekonomistëve e quajtën një veprim të shkujdesur, dhe parashikojnë se inflacioni do të rritet përtej 30% në vitin e ardhshëm. Lira turke shënoi një nivel rekord prej 17 kundër dollarit në tregtinë e së Premtes. E goditur nga shqetësimet e inflacionit, valuta ka humbur mbi 55% të vlerës këtë vit dhe 37% në 30 ditët e fundit. Gjatë fjalimit Erdogan përsëriti këndvështrimin e tij të pazakontë se interesat shkaktojnë rritje të çmimeve dhe shtoi se inflacioni me shumë mundësi do të bjerë së shpejti. “Herët ose vonë, ashtu siç e ula inflacionin deri në 4% kur erdha në pushtet, ne do ta bëjmë përsëri.

Por unë nuk do të lë popullin tim të dërrmohet nën normat e larta të interesit” – tha Erdogan.  Në vitin 2011, kur Erdogan ishte kryeministër, inflacioni ra në rreth 4%. Që prej vitit 2017 është rritur dhe në Nëntor shtoi 3.5% brenda 1 muaji dhe 21.3% me bazë vjetore.  Shumë turq kanë thënë se rritja me 50% e pagës minimale e lajmëruar nga Erdogan javën e kaluar, gjë që pritet të rrisë më tepër inflacionin.  Erdogan tha se problemet e Turqisë vijnë për shkak të “sulmeve të paarsyeshme” ndaj ekonomisë dhe hodhi poshtë thirrjet për kontrolle të kapitalit.

“Kursi i këmbimit është arma e lojës që po i bëhet Turqisë dhe pasi çmimet të stabilizohen, ne do të na hapen dyert e një Turqie më të madhe dhe më moderne brenda disa muajve”- tha Erdogan.

Burimi:Reuters/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë