Ka ndodhur

Arrestohen dy policë të kufirit në Kapshticë, lejuan të kalonte një shtetas në kërkim

Dy punonjës të Policisë Kufitare në Kapshticë janë arrestuar pas hetimeve nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Në burg do që qëndrojnë nën komisari me iniciale B.D., 52 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bashkë me të është arrestuar dhe inspektor me iniciale Ç.LL, 23 vjeç, me detyrë Specialist Ndihmës Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Këta punonjës policie, në kundërshtim me detyrën, kanë lejuar kalimin në këtë pikë kufitare të një personi ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë dhe ishte në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë