Net pa gjumë për mbretëreshën Elizabeth, e cila nuk heq dorë nga ideja se Princi William, i dyti në radhë pas babait të tij, Charles sa i takon fronit mbretëror, synon të bëjë një udhëtim me helikopter me gruan dhe tre fëmijët e tij gjatë festave të Krishtlindjeve.
Një udhëtim i shkurtër, nga Londra në rezidencën e tyre në Anmer Hall, në Norfolk, që megjithatë shqetëson Madhërinë e Saj, sidomos pas serisë së incidenteve të ndodhura vitet e fundit.
E fundit në shtator, kur helikopteri “Sikorsky S-76” i Mbretëreshës pësoi një avari. Një rregull i pashkruar, ndër të tjera, do ta ndalonte William-in të fluturonte me babanë ose fëmijët e tij pikërisht për të ruajtur të ardhmen e monarkisë.
Princi William është një pilot me përvojë, për pesë vjet ai ishte pjesë e ekipit të shpëtimit të RAF, por Elizabeth nuk dëshiron të dëgjojë arsyet dhe sipas një burimi mbretëror të cituar nga gazeta britanike “The Times”, ajo i ka kërkuar nipit të saj, të ndalojë fluturimin, veçanërisht kur kushtet meteorologjike nuk janë të mira.
“Mbretëresha mendon se nuk ia vlen rreziku dhe nuk mund ta imagjinojë se çfarë do të ndodhte në rast të një tragjedie”, tha burimi.
Në vitin 2014, një vit pas lindjes së George, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, i kërkuan mbretëreshës leje për të fluturuar së bashku në Australi.
Dhe që atëherë, janë ndërmarrë udhëtime të shumta me helikopterë. Vitin e kaluar familja mbretërore shpenzoi më shumë se dy milionë paund për këtë lloj udhëtimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.