Adidas ka njoftuar se koleksioni i ardhshëm do të jetë një përzierje e artikujve dixhitalë dhe fizikë dhe do të shiten si NFT të prodhuara me bashkëpunëtorë të tillë si Bored Ape Yacht Club.
I titulluar Into the Metaverse, koleksioni do të përmbajë pajisje virtuale që mund të vishen që blerësit mund t’i përdorin në platformat online, por edhe veshje fizike që do të përshtaten.
Është koleksioni i parë i Adidas-it i NFT-ve, në thelb, koleksione dixhitale. Marka krijoi koleksionin në partneritet me disa nga personalitetet më të njohura në NFT: Bored Ape Yacht Club, gmoney dhe krijuesit e Punks Comic.
Adidas e ka krijuar koleksionin për të qenë pjesë e botës së re që po krijohet online, diçka që e kanë bërë dhe shumë marka të tjera.
“Si pjesë e ambicies sonë për të festuar idetë që përcaktojnë një epokë të re origjinaliteti, ne kemi vendosur të bëhemi pjesë e metaverse”, tha Erika Wykes-Sneyd, zëvendëspresidentja e marketingut dhe komunikimit të Adidas.
Shefi dixhital i Adidas Scott Zalaznik tha se teknologjia blockchain, e cila regjistron markat që bëhen pjesë e NFT-ve, është një mundësi e shkëlqyer për markat.
“Blockchain është një nga teknologjitë më inovative të kësaj gjenerate”, tha Zalaznik.
“Themeli që po ndërtojmë me Web3 (një vizion i bazuar në blockchain) do të çojë në mundësi të reja krijuese për partneritete, angazhim përmes produkteve dixhitale dhe një rrugë drejt një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse”, shtoi ai.
NFT-të dolën në shitje më 17 dhjetor dhe pajisjet dixhitale dhe fizike për pronarët e NFT do të vihen në dispozicion në 2022.
Artikujt dixhitalë do të jenë të përdorshëm në botën e lojërave të bazuara në blockchain të The Sandbox, si dhe në platforma të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.