Ka ndodhur

Armë zjarri dhe municion pa leje, dy të arrestuar në Kamëz e Vorë

Dy persona janë arrestuar në Paskuqan dhe Vorë, pasi gjatë kontrollit iu janë gjetur armë dhe fishekë. Në pranga është vënë Arben Laçi, 46 vjeç, banues në Paskuqan, pasi policia gjeti në banesën e tij një kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak.

Ndërsa Mehdi Vaka, 51 vjeç, banues në Marikaj, është arrestuar pasi në një serë pranë shtëpisë së tij kishte fshehur një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë