Deputeti i PD-së, Edi Paloka, i shkarkuar nga Këshilli Kombëtar nga detyra e kryetarit komentoi në Facebook takimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me ambasadorët.
“Seriozisht e ke që mendon se mund të qëndrosh në krye të demokratëve me ndihmën e policisë së Ramës dhe ambasadorëve, kur demokratët të kanë shkarkuar ?! Ty mbase të bën punë një parti-shoqatë në opozitë prandaj lufton kaq fort për vulën, po si mund ta pranojnë këtë ata demokratë që prej më shumë se 8 vitesh janë nën dhunën dhe persekutimin e Ramës ?! Tani po lufton të mbash vulën sepse justifikimin për humbjen e radhës e ke gjetur: ‘Prapë fajin e ka Saliu”, shkruan Paloka
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.