Politike

“Nuk bëjmë atë që bëri Berisha më 21 Janar”, Basha: Na rikujtoi skenat e ’97, ai është gati të thërrmojë PD për interesin e vet, Meta së shpejti ‘non grata’

Rreth 40 minuta pas largimit të Sali Berishës nga ambientet e selisë blu, kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbajti një konferencë për shtyp në zyrën e madhe të partisë i rrethuar nga lidershipi dhe anëtarë të kryesisë.     

“…Duke u përpjekur të fshihet nga “non grata”, sot (Berisha) u përpoq të fshihej brenda PD-së. Ne qëndruam të qetë pasi ishim në një takim të zgjeruar pune për rininë dhe LDG-në. Vendosëm të mos biem pre e provokimit pasi për ne e para është Shqipëria dhe PD. Berisha po përpiqet të shkatërrojë PD-në pasi nuk mund ta përdorë më atë. Kjo është pamja e një humbësi që mundohet të shfaqet si  fitues. Kjo që bëri sot është rruga pa kthim që zgjodhi.  Berisha si një ish-komunist është gati të thërrmojë edhe PD-në vetëm për interesin e tij personal. Puc institucional i tentuar me 11 dhjetor e kupton se sot Berisha është problemi i PD-së. Ne do ta lëmë pas si pakicë e dëshpëruar duke mos pasur mundësi marrjen peng të PD-së dhe demokratëve”, tha ndër të tjera Basha.

Më tej ai nënvizoi: “Është gati të thërrmojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politike, vetëm e vetëm interesin e tij personal. Puci institucional i PD është pa asnjë perspektivë. Ata që besuan për interesat e tyre, se do të kishte një zgjidhje përmes Berishës e kupton se Berisha është problemi i PD, ai është pakicë e dëshpëruar dhe nuk do të këtë asnjë mundësi të marrë peng shumicën e demokratëve që janë të vendosur përpara dhe të lënë pas të shkuarën”

“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Përballë njerëzve me precedentë kriminale që solli Sali Berisha, duke na kujtuar 97, me zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Me gjithë mashtrimet dhe gënjeshtrat dhe me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD. Apo t’i kthejë ata në një batalion non-grata të vetes dhe familjes së tij non-grata nga SHBA. Ky ishte spektakël i shëmtuar i së kaluarës”, tha ai.

Basha tha se, regjimi nuk mund të mposhtet me një person non grata, por me një parti në krah të shqiptarëve dhe të SHBA

“Sali Berisha është tubi i vetëm që mban në këmbë këtë regjim. Në vend që të merremi sot me hallin e përmbytjeve në vend që të merremi sot me hallin e shqiptarëve. Në vend që të merremi me këto detyra, duhet të merremi me tollovite e Seli Berishës, këtë nuk ja fal as vetes, Sali Berisha është bërë një barrë për demokratet. Është një tub oksigjeni i Edi Ramës dhe është bërë pengesë për betejën tonë. Berisha ka themeluar një organizatë antiamerikane”, tha ai.

Basha tha gjithashtu se Rama dhe Meta do të shpallen së shpejti “non – grata”

“Me Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjë të tjerë të Trekëndëshit të Bermudës për tu shpallur non-grata. Ky është edhe meraku i Ramës. Ai Sali Berishën e tundte. Po ashtu edhe Ilir Metën, sepse ato mbanin njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin. Ndoshta dikush duhet tjetër duhet të ishte shpallur i pari non-grata. Sa më shpejt t’i heqim qafe aq më mirë do të jetë. Nuk ka konkurrencë mes meje dhe Berishës. Por deri tani ‘non grata’ është Berisha , kjo nuk më jep kënaqësi, por ky është vetëm fillimi. Unë kur kam marrë përgjegjësinë e PD-së.  Këtyre kur u leverdis thonë ky është diktator, kur nuk u leverdis thonë fle gjumë. Sa i përket diktatorit është qesharake. PD nën drejtimin kam jetësuar në statut zbatimin e konkurrencës së brendshme, të shpërndarjes së pushteteve”, tha ndër të tjera kryedemokrati Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë