Ka ndodhur

Gjendet e pajetë në pyll një grua në Elbasan

Një grua është gjetur e vdekur në një pyll në Elbasan. Policia thotë se rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetësja P.B., 54 vjeçe.

Gruaja ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, Th. ., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë