Politike

Noka letër Gledis Nanos: Kush ju kërkoi të rrethonit selinë blu kur mbajtëm Kuvendin në AirAlbania

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, i ka drejtuar një letër Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, përmbajtjen e të cilit e ka bërë publike.

Në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Noka i kërkon informacion kreut të Policisë, se përse është rrethuar nga uniformat blu, selia e Partisë Demokratike me datën 11 dhjetor 2021, që nga ora 12:00 deri në orën 18:00.

Noka shkruan gjithashtu se për herë të parë këto 31 vite pluralizëm, Policia ka ndërhyrë në një situatë të brendshme të një partie politike

“Gjatë zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e shtunë në datën 11 dhjetor 2021, që nga ora 12:00 deri në orën 18:00 policia ka mbajtur të rrethuar të gjithë perimetrin e selisë qendrore të PD duke qenë të pranishme forcat special si FNSH, RENEA në kundërshtim me çdo akt dhe urdhër që normojnë punën e Policisë së Shtetit…

Duke u nisur nga këto fakte kërkojmë informacion nga ana juaj përse janë ndërmarrë këto veprime dhe nga kanë ardhur të dhënat dhe cili është institucioni që e ka kërkuar këtë prani të forcave policore në selinë e PD-së”, thuhet në letrën e Nokës, drejtuar Nanos.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë