Përkrahësit e ish kreut të PD dhe ish kryeministrit Sali Berisha, pritet të mblidhen në stadiumin “Arena Air Albania”, në atë që ata e konsiderojnë kuvendi i rithemelimit të PD-së.
Kuvendi nis në orën 10:00. Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook iu ka rikujtuar të gjithë anëtarëve se mund të vijnë dhe se delegatët do të kenë një hyrje të veçantë. “Sot në ora 10:00 në “Arena Air Albania” mbahet Kuvendi i rithemelimit të PD-së.
Synimi kryesor i kuvendit është shkarkimi i kreut të PD Lulzim Basha, i cili po konsiderohet si shkaktari i humbjeve të PD për tetë vite.
Këto zhvillime në PD erdhën pasi DASH shpalli të padëshirueshëm ish kryeministrin Berisha dhe familjen e tij, të cilët i akuzoi për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Në këtë situatë zoti Basha e përjashtoi ish kreun e partisë dhe ish kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar. Që atëhere ai është vënë në qendër të akuzave nga Berisha dhe përkrahësit e tij, një prej të cilave është edhe ajo e bashkëpunimit me kryeministrin socialist Edi Rama. Vetë zoti Basha i ka hedhur vazhdimisht poshtë akuzat. Gjashtë muaj më parë, dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, kur PD humbi për herë të tretë Lulzim Basha, duke fituar 81 për qind të votave u shpall fitues përballë tre kandidatëve të tjerë dhe vazhdoi të udhëheqi PD.
Kuvendi akual i PD do të mbahet mend si kuvendi më masiv i organuzuar ndonjëherë në Shqipëri. Rreth 7 mijë delegatë janë ftuar në stadiumin “Arena Air Albania” i cili ka kapacitet prej 22 mijë vendesh.
Ndërkaq një tjetër kongres i PD pritet të zhvillohet më 18 dhjetor i cili është thirrur nga zoti Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




