Ka ndodhur

Tiranë, joshte vajzat e mitura përmes telefonit me qëllim përfitimin seksual

Një 59-vjeçar është arrestuar të premten, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual.

Në kuadër të operacionit të koduar “Predator”, u bë arrestimi në flagrancë i Musa Çerpja, 59 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Polica sqaron se arrestimi u në kushtet e flagrancës, pasi i dyshuari kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit), janë gjetur prova kompromentuese për 59-vjeçarin, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë