Mode

Dua Lipa bashkëpunon me Puma në koleksionin me emër shqiptar

Të mërkurën, Dua Lipa konfirmoi publikimin e bashkëpunimit të saj të parë zyrtar me Puma.

Koleksioni i ri është i frymëzuar nga vitet ’90 dhe është quajtur shqip “Flutur”.

Teksa konfirmoi bashkëpunimin, këngëtarja deklaroi se zgjodhi fluturën si pjesë e trashëgimisë së saj dhe lumturisë për fillimin e ri me Puma-n.

“Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura. Ato përfaqësojnë shumë, si transformimin, shpresën dhe metamorfozën. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplotë për mua”, tha Dua Lipa.

Koleksioni me sasi të limituar do të përfshijë bluza bardh e zi, kapuç të zi dhe atlete. Koleksioni Puma x Dua Lipa Flutur do të dalë më 18 dhjetor në Puma.com dhe në dyqane dhe do të variojë nga 30 deri në 110 dollarë.

Edhe pse ky është bashkëpunimi i parë i saj, Lipa u bashkua me Puma në prill për të promovuar atletet e markës: Suede Mayu. Suede Mayu është pjesë e platformës “She Moves Us” të Puma-s, “duke theksuar disa nga ambasadoret kryesore femra të markës për të promovuar gratë që kanë çuar përpara kulturën dhe sportin dhe për të frymëzuar gra të tjera anembanë botës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë