Një çerdhe publike është përfshirë nga flakët këtë të enjte në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” të këtij qyteti. Për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar, me përjashtim të disa dëmeve të vogla materiale.
Menjëherë pas konstatimit të rastit, i gjithë stafi është alarmuar duke evakuar 33 fëmijët që ndodheshin brenda.
Pas njoftimit, zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve. Policia thotë se po punohet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ku paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




