Katër të rinj, tre djem dhe një vajzë, Arni Sulejmani, Markeljan Beqiri, Tefik Shehu dhe shtetëja A.B., ndodheshin në dhomën e një hoteli, në autostradën Durrës-Tiranë.
Por për shkaqe të paqarta mëngjesin e kësaj të enjteje, 26-vjeçari Markeljan Beqiri, tentoi të vrasë me armë zjarri Arni Sulejmanin, 20-vjeç. Tentativa e tij dështoi dhe i riu mbeti i plagosur, pa rrezik për jetën.
Pas ngjarjes, Beqiri dhe 32-vjeçari Tefik Shehu u larguan nga hoteli dhe janë aktualisht në kërkim. Njëri si autor i dyshuar i plagosjes dhe tjetri për moskallëzim të krimit.
Policia arrestoi ndërkohë vajzën 22-vjeçare, A.B., pasi pas ngjarjes mori armën dhe e fshehu. Po ashtu në pranga ra edhe një 66-vjeçar i cili e strehoi të renë. Policia e Durrësit tha se kanë mundur të zbardhin ngjarjen, megjithatë motivi mbetet i paqartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




