Kur Joe Biden takoi Vladimir Putin në Gjenevë, qershorin e kaluar, ai foli për dëshirën e një “marrëdhënie të qëndrueshme” me Rusinë dhe përmendi shumë fusha se ku të dyja vendet mund të bashkëpunojnë. Këtë herë, në një video-telefonatë dy orëshe, Biden paralajmëroi homologun e tij rus për një konflikt të mundshëm nëse trupat rusë në kufirin me Ukrainën bëjnë ndonjë lëvizje të gabuar.
“Ai i tha Presidentit Putin se nëse Rusia pushton Ukrainën, SHBA dhe aleatët europianë do të vendosin sanksione të forta ekonomike”,-tha Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të Biden.
“Ne do të dërgojmë mbrojtje materiale në Ukrainë dhe do të fortifikojmë aleatët e NATO-s në kufirin lindor, nëse situata përshkallëzohet.”
Por rreziku që vërvitet është se metodat e komunikimit të Putin, mund të sjellin një rezultat që ai dëshiron të ndalojë, riforcimin e NATO-s në kufijtë e Rusisë. Kështu, SHBA po i krijon një shteg Rusisë për krijimin e një diskutimi mbi çështjet strategjike në Europë. Sullivan mendon një tjetër Luftë të Ftohtë. Por të dyja palët do vazhdojnë të takohen.
Sullivan nuk e përcaktoi nëse një ndër sanksionet do të ishte “opsioni nuklear” duke hequr Rusinë nga rrjeti perëndimor i financave, SWIFT. Por, ai përmendi faktin e të njoftuarit Gjermaninë për hapjen e Nord Stream 2, gazsjellësi rus në Europë.
“Se sa e sigurtë është bota tani, e ka në dorë Rusia me veprimet e saj.”
Shumë gjëra do të varen nga llogaritë e Putin. Ai padyshim do të peshojë benefitet e tij nga diplomacia tek një konflikt ushtarak. Shumë spekulojnë se trupat ushtarakë janë aty vetëm për të tërhequr vëmendjen e Amerikës. Por pak e dinë qëllimin e vërtete të Putin.
Kërkesat formale të Rusisë në fillim duken të çuditshme. Putin thotë se ai dëshiron garanci që Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO dhe se ajo nuk do të jetë një bazë për armët perëndimore që mund të kërcënojnë Rusinë. Megjithatë NATO nuk mund të thotë zyrtarisht se Ukraina nuk mund të anëtarësohet kurrë. Në samitin e saj në Bukuresht në vitin 2008, NATO deklaroi se Ukraina dhe Gjeorgjia (një tjetër ish-republikë sovjetike që ka humbur territor nga separatistët e mbështetur nga Rusia) “do të bëhen anëtarë të NATO-s” edhe pse nuk ishin përfshirë në “planin e veprimit të anëtarësimit”.
Dhe si parim, Sullivan tha: “Vendet duhet të jenë në gjendje të zgjedhin lirisht se me kë të shoqërohen.” E megjithatë, duke pasur parasysh brishtësinë e qeverisë së Ukrainës, korrupsionin e përhapur në vend dhe konfliktin e saj të pazgjidhur, anëtarësimi në NATO duket një qëllim i largët, nëse jo i pamundur.
Problemi i Putin nuk është bashkimi i saj me NATO-n, por bashkimi i NATO-s me Ukrainën. Rusia është e shqetësuar se si perëndimi mund të forcojë Ukrainën me armë dhe forca ushtarake. Ndoshta nuk bëhet aq e fuqishme sa t’i rezistojë një pushtimi rus, por e fuqishme për të rimarrë rajonet lindore të vetat, të pambrojtura nga Rusia. Putin do që SHBA ta dijë se Ukraina do të jetë gjithmonë në sferën e tij të ndikimit.
Gjatë verës, presidenti ukrainas tha se “Sovraniteti i vërtetë i Ukrainës është i mundur vetëm në marrëdhënie me Rusinë.”
Ukraina e rrezikuar apo jo nga Rusia është një ndër përfituesit më të mëdhenj të SHBA-së nga ndihmat civile dhe ushtarake. Këtë viti= nga 464 mln dollarë, 390 janë vetëm për ushtri.
Në vitin 2014, Putin aneksoi Krimenë dhe mbështeti separatistët rusishtfolës në lindje të vendit, duke shtypur forcat ukrainase dhe duke krijuar republikat separatiste të Donetsk dhe Luhansk. Marrëveshjet e Minskut, që synonin t’i jepnin fund konfliktit, do të kishin krijuar një vend shumë të decentralizuar dhe, në fakt, do t’i jepnin Rusisë një veto mbi veprimet e saj. Por Rusia, Ukraina dhe forcat separatiste janë në një ngërç. Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, i ka rezistuar presionit rus, megjithëse me mjete të dyshimta. Fushata e tij kundër oligarkëve filloi duke u përballur me Viktor Medvedchuk, një mik i zotit Putin, kanalet televizive të të cilit bënin propagandë pro-Kremlinit. Ai tani është në arrest shtëpiak, i akuzuar për tradhti.
Nëse Putin nuk mund ta rimarrë Ukrainën si pjesë të Rusisë, atëherë ai mund të kënaqet me “finlandizimin” e saj, dmth, duke e kthyer atë në një shtet mbrojtës neutral të stilit të luftës së ftohtë. “Putini nuk ka domosdoshmërisht një gjendje përfundimtare në mendje,” thotë Kurt Volker, një ish i dërguar special në Ukrainë nën administratën e Donald Trump. Ai dëshiron të krijojë pozita pushteti, të krijojë mundësi dhe t’i shfrytëzojë ato. Volker argumenton se Putin ka mobilizuar trupat e tij tani sepse ai ndjen “dobësi” në Amerikë, e cila dëshiron të fokusohet në çështjet e brendshme dhe Kinën, në Europë, pas Brexit dhe largimit të Angela Merkel, kancelares konservatore gjermane për një kohë të gjatë dhe në Ukrainë, ku Zelensky po humbet popullaritetin.
Me gjithë ashpërsinë e Biden, ai duket se ka vendosur kufij të qartë për atë që Amerika është e gatshme të bëjë. Sullivan tha se qëllimi i Amerikës është “të pengojë një pushtim ushtarak rus në territorin e mëtejshëm të Ukrainës”. Kjo do të duket se do të linte të hapur perspektivën e aneksimit të rajoneve të shkëputura.
Nëse shmanget një pushtim, pyetja tjetër do të jetë se për çfarë mund të bien dakord Biden dhe Putin në çdo marrëveshje diplomatike.
Edhe pse Putin kujdeset thellë për Ukrainën, Biden mund të preferojë ta heqë çështjen nga kalendari i tij. Vendi është shfaqur në mënyrë të pakëndshme në politikën e brendshme të Amerikës. Përpjekja e Trump për të njollosur marrëdhëniet e biznesit të djalit të Biden, Hunter, në Ukrainë nxiti shkarkimin e parë të Trump.
Edhe pse Biden foli me liderët europianë menjëherë para dhe pas takimit të tij me Putin, kontakti para samitit me Zelensky iu la Antony Blinken, sekretarit të shtetit ( Biden do të flasë me Zelensky më 9 dhjetor). Tweet-i i Zelensky duke falënderuar amerikanët përfundoi me një kundërpërgjigje të mprehtë: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”.
Burimi:The Economist/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



