Një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave është sekuestruar nga policia kufitare në Morinë. Makineria është gjetur në makinën e B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu këtij personi i janë sekuestruar edhe 39 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".
Në vendin tonë ende nuk është rregulluar me ligj, prodhimi i monedhave virtuale megjithatë shumë aksione policore kanë zbuluar se ky aktivitet po përhapet në masë në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.