Mode

Një shaka, blogeret tallen me Chanel për kalendarin ‘dhuratë’

Chanel ka mohuar të fshijë llogarinë në TikTok pasi një influencer ‘u tall’ me kalendarin e aventurave të markës.

Kalendari, i pari i atij lloji, i bërë për të festuar 100-vjetorin e aromës Chanel No 5 përmban 27 kuti me numra me artikuj brenda, duke përfshirë buzëkuq, manikyrë, kremin e duarve dhe natyrisht parfumin. Por disa nga artikujt ishin, sipas Elise Harmon, një blogere e njohur në TikTok, një skandal në krahasim me çmimin prej 800 dollarësh.

Në videot e publikuara nga Harmon, ajo thotë “kjo është një shaka” kur hap një nga kutitë për të gjetur disa ngjitëse Chanel dhe disa tatuazhe të përkohshme. Harmon ndihet njësoj kur gjen një sërë artikujsh të markës Chanel (një kapëse, një zinxhir çelësash, një magnet dhe një glob bore plastik).

“Ndihem optimiste edhe pse e dimë se si do të përfundojë kjo”, thotë ajo duhet hapur njërën prej kutive. Videoja është parë 14.5 milion herë.

Përdoruesit e TikTok e mbështetën blogeren duke thënë se kjo nuk ishte një lëvizje e mirë nga Chanel dhe është një dështim.

Më pas pretenduan se Chanel kishte fshirë llogarinë e tij zyrtare si reagim ndaj videos së Harmon. Ata pretenduan se e gjithë përmbajtja në TikTok ishte fshirë dhe vendosur në private, me përdoruesit që duhej të dërgonin një kërkesë për të ndjekur faqen. Por marka i tha Guardian se nuk ishte kështu.

“Llogaria nuk është aktivizuar asnjëherë, asnjë përmbajtje nuk është publikuar, nuk ka asnjë abonent dhe asnjë abonim. Prandaj, faqja duket bosh për këdo që e viziton”, tha një zëdhënës.

Chanel tha se ishte në dijeni të komenteve në lidhje me kalendarin.

“Na vjen keq që ky kalendar mund të ketë zhgënjyer disa njerëz. Përmbajtja ekskluzive e kalendarit ka qenë gjithmonë e detajuar plotësisht në faqen tonë të internetit chanel.com si dhe në paketimin e produktit, pra dihet se çfarë do të ketë brenda”, tha zëdhënësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë