Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar këtë të premte pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë.
Dallgët arrijnë në lartësi gati 4 metra jashtë gjirit të Vlorës, ndërkohë trageti ‘Galaxy’ raportohet se do mbërrijë me vonesë rreth orës 14:00 për shkak te kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.
Sipas kapitenerisë janë njoftuar të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe janë marrë masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës kësaj të premteje. Pritet që përmirësimi i situatës të jetë të shtunën.
Edhe disa ditë më parë, kapiteneria në Vlorë pezulloi lundrimin e mjeteve të vogla detare, ndërsa një traget që mbërriti nga Brindizi është vonuar dia orë për t’u ankoruar në port për shkak të kushteve të këqija atosferike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




