Ka ndodhur

Ngrica pas reshjeve të shiut dhe borës, por të gjitha akset janë të kalueshme

Reshjet e shiut që shkaktuan edhe përmbytje në disa zona të vendit, janë ndërprerë që prej mesditës së të martës. Por veriu dhe juglindja e vendit vijojnë të vuajnë problemet e shkaktuara nga dëbora, kryesisht me ngricat.

Më problematike situata është në Qarkun e Dibrës ku raportohet për një sërë rrugësh problematike dhe fshatrash të bllokuar.

Me vështirësi kalohet në Rrugën e Arbrit, ku policia bën vlerësimin e automjeteve nëse kanë zinxhirë apo gomat e dimrit.

Probleme ka pasur edhe në Pukë. Dëbora preku edhe juglindjen ku në zonat e thella trashësia e dëborës arriti deri në 30 centimetra.

Në disa zona raportohen probleme me energjinë elektrike. Probleme edhe në portet e Durrësit dhe Vlorës ku ka pasur ndryshime të orareve të trageteve.

Sipas ARRSH gjatë natës për të shmangur ngricat është punuar me shpërndarjen e kripës, për të vijuar pa probleme qarkullimi i makinave. Edhe pse me rënien e temperaturave ka prezencë të ngricave, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë